
Iso Whey Zero Black 2.3kg Shija-Cokollatë
FLAVOURED PROTEIN POWDER DRINK WITH...
- -20%
Gjeni rrugën tuaj në botën e djegësve së yndyrës!
Cila është mënyra më e mirë për të humbur peshë? Cili është produkti më efektiv për të djegur dhjamin? Cila është sasia që ju duhet të merrni prej këtyre shtojcave në mënyrë që të veprojnë sa me efektivisht?
Nëse ndjeheni me të vërtetë të përkushtuar dhe të gatshëm për të filluar, hapi i parë për humbjen e peshës është një dietë e planifikuar me kujdes. Pa këtë, ju mund të përdorni cilindo nga produktet që djegin yndyrën por ju nuk do të humbni peshën që ju dëshironi.
Ju duhet të bëni reforma në dietën tuaj: ndërprisni karbohidratet e thjeshta, zvogëloni sasinë e karbohidrateve komplekse dhe yndyrat e ngopura dhe rrisni konsumin tuaj të proteinave. Hani më pak, por më shpesh (së paku 5-6 vakte në ditë) dhe pini shumë (3 litra në ditë). Gjithashtu, bëni ushtrime fizike rregullisht!
Kur ju të bëni të gjitha këto, mund të filloni të merrni në konsideratë të përdorni shtojca të cilat djegin yndyrën.
Sa peshë mund të humbni me djegësit e dhjamit?
Vetëm duke i përdorur ato, aspak. Por në qoftë se ju do të ndiqni një dietë të përshtatshme dhe të bëni ushtrime fizike rregullisht, një kombinim i mirë me djegesin e yndyrës mund t’ju ndihmojë të humbni deri në gjysmë kilogrami më shumë në javë. Kjo nuk do të thotë që ju nuk do të jeni në gjendje të humbni peshë pa një produkt djegës të yndyrës, por ky mund të bëjë humbjen e peshës më të efektshme dhe më e lehtë.
Cili është më i miri nga djegësit e yndyrës?
Nuk ka “djegës yndyre më të mirë ‘. Ne të gjithë i përgjigjemi përbërësve të ndryshem aktivë në mënyra të ndryshme dhe individuale- disa bëjnë punë për mua, të tjerë do të funksionojnë për ju. Kjo është arsyeja pse ka lloje të ndryshme të produkteve djegëse yndyre. Ju duhet të gjeni një që funksionon më mirë për ju!
Si veprojnë djegës te ndryshëm yndyre?
Si duhet të përdor djegësit e yndyrës?
Ju mund të kombinoni lehtësisht djegësit e yndyrës të mekanizmave të ndryshëm pasi ata plotësojnë efektet e njëri-tjetrit në mënyrë të shkëlqyer. Kjo do të thotë që ju mund të merrni, për shembull, një djegës termogjenik yndyre dhe L-Carnitine dhe choline-inositol në të njëjtën kohë. Megjithatë, ju nuk duhet të merrni produkte të ndryshme djegëse të yndyrës që kanë të njëjtin mekanizëm, dhe për sa i përket produkteve termogjenike, kjo është e kundërindikuar, për shkak se shumë stimulues nuk do ju bëjnë më energjikë , por shumë më të lodhur dhe përgjumur (kjo vlen edhe për konsumin e tepërt të kafeinës)
Ampula L-Carnitine 3000 mg
Ky është produkti me dozë më të lartë me L-Carnitine. Unë i pelqej me të vërtetë këto ampula, për shkak të lehtësisë së përdorimit. Ju vetëm vendosni një ampule në çantën tuaj në mëngjes që ta përdorni atë në palestër. Ju mund të merrni një gjysmë ampule para stërvitjes dhe të përzieni gjysmën tjetër me ujë të pijshëm, gjë që do ju japë një furnizim të vazhdueshëm L-Carnitine gjatë trajnimit tuaj. Në rreth 5 ose 10 minuta, ju do të djersitni shumë , por ju nuk do të ndjeheni të lodhur dhe ju do të vazhdoni lehtësisht trajnimin tuaj.
Thermo Drine – një sulm i kombinuar kundra yndyrës.
Një djegës yndyre i kombinuar: Thermo Drine përmban, ndër të tjera, përbërësit termogjenike, L-carnitine dhe krom. Përbërësit termogjenikë do t’ju bëjnë energjik gjatë gjithë ditës dhe do ju japë energji për punë, stërvitje, studim, etj. Ekstrakti i çajit jeshil përmirëson tretjen, stimulon metabolizmin dhe promovon shpërbërjen e menjëhershme të dhjamit, duke ndihmuar gjithashtu shpërbërjen e shtresave ekzistuese të dhjamit. Kafeina mobilizon yndyrnat dhe lehtëson përdorimin e tyre si një burim energjie. Ekstrakti i Garcinia Cambogia ul oreksin dhe frenon sintezën e lipideve (depozitimin e yndyrave). Shoqeruesi i saj është i famshmi Mate Yerba, që ndihmon në djegie të kalorive në mënyrë termogjenike, dhe në të njëjtën kohë, frenon oreksin, duke rritur përqendrimin dhe vigjilencën.
Djegesi i yndyres Thermo Drine përmban L-Carnitine, si dhe agjentë diuretikë, duke sulmuar kështu yndyrën e tepërt nga kënde të ndryshme dhe duke ofruar ndihmë komplekse në humbjen e peshës. Kromi në përmbajtjen e saj kontrollon nivelin e sheqerit në gjak.
Arra Kola stimulon funksionimin e sistemit nervor qendror, rrit vigjilencën dhe ushtrimet mendore, frenon urinë, stimulon qarkullimin dhe mbështet punën e muskujve. Ka një efekt të lehtë diuretik, dhe për këtë arsye ajo nuk shkakton dehidratim, por pastron trupin tuaj në mënyrë efektive e ndihmon në largimin e mbetjeve të yndyrave të shpërbëra. Ky është një burim natyror i kafeinës!