
Iso Whey Zero Black 2.3kg Shija-Cokollatë
FLAVOURED PROTEIN POWDER DRINK WITH...
- -20%
Shpesh është thënë që mbipesha e tepruar nuk i bën mirë shëndetit, por a është ajo shkaktare e vdekshmërisë? Me këto pyetje u morr kohët e fundit një grup ekspertësh dhe rezultatet e studimit të tyre u botuan në një revistë mjekësore. Një fakt interesant që ka dalë nga studimi është ideja se megjithëse numri i amerikanëve me mbipeshë të tepruar trupore po rritet, numri i vdekjeve të shkaktuara nga mbipesha po bie, si rezultat i përmirësimeve në shërbimet e shëndetit publik dhe kujdesit mjekësor. Mjekja Katherin Flegal, pranë qendrës amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve dhe kolegët e saj, analizuan të dhënat e grumbulluara nëpërmjet një ankete me pjesëmarrjen e 30 mijë amerikanëve në mbarë vendin.
Mjekët krahasuan numrin e vdekjeve mes personave nënpeshë, mbipeshë, tejet mbipeshë, e me peshë normale.
Gjatë studimit u vu re se numri i vdekjeve ishte më i lartë mes personave nënpeshë dhe me mbipeshë të tepruar në krahasim me personat me peshë trupore normale.
Rezultatet e studimit u botuan në revistën e Shoqatës Amerikane të Mjekësisë.
Autorët e studimit arritën në përfundimin se në vitin 2000, krahasuar me peshën normale trupore, mbipesha e tepruar ishte bërë shkak për rreth 112 mijë vdekje më shumë, ndërsa në krahasim me peshën normale, nënpesha trupore ishte bërë shkak për vdekjen e rreth 34 mijë personave më shumë.
Një fakt tjetër që duhet nënvizuar është ai që nënpesha trupore ishte bërë shkak për një numër relativisht të lartë vdekjesh, veçanërisht mes njerëzve të moshuar.
Sipas tyre, mbipesha trupore nuk ishte bërë shkak për shtimin e numrit të vdekjeve. Por nuk mund të thuhet kështu për mbipeshën e tepruar.
Në fakt, studimi tregoi se mbipesha, në krahasim me peshën normale, pati një farë ndikimi në uljen e numrit të vdekjeve.
Ata theksojnë se për të kuptuar ndikimin e mbipeshës mbi vdekjen, nevojiten kërkime të tjera.