BiotechUSA Hydro Whey Zero 1.8kg

Hydro Whey Zero 1.8kg

11 300 Lekë Kurseni 20%
9 040 Lekë me TVSH

HYDRO WHEY ZERO IZOLAT I PASTËR I HIDROLIZUAR I PROTEINES SË HIRRËS ME NJË PËRMBAJTJE SHUMË TË LARTË TË PROTEINËS, L-ARGININËS HIDROKLORIDE TË SHTUAR DHE PA LAKTOZË APO GLUTEN.

Shija
I disponueshëm
>Regjistrohuni dhe do të fitoni 9040 pikë/181 Lekë Regjistrohuni dhe do të fitoni 9040 pikë/181 Lekë (Çdo 1 Lekë i shpenzuar = 1 pikë, 1 pikë = 0.02 Lekë zbritje).
Shporta juaj do të ketë gjithsej 9040 pikë që mund të konvertohen në një kupon me vlerë 181 Lekë.
local_shipping Shuma e mbetur për të përfituar transport falas 2 500 Lekë, transporti falas fillon nga 2 500 Lekë.

Blej pakon

  • Hydro Whey Zero 1.8kg
  • +
  • Iso Whey Zero 1816g
  • +
  • Iso Whey Zero 908g
  • Çmimi total: 24 240 Lekë
info Produktet mund të zgjidhen me opsione të ndryshme  Shfaq detajet

PAKETIMI • 1816 g (72 servime) SHIJE • Çokollatë - lajthi • Vanilje - kanellë • Qershi - banane • Fruta tropikale

PËRSHKRIMI Për servim (25g) • 23.5 g proteinë • 5 g BCAA • me L-argininë HCl të shtuar në mënyrë që të rritet prodhimi i monoksidit të azotit.

Ne ju rekomandojmë Hydro Whey Zero nëse ju :

• Po kërkoni një burim të shkëlqyer proteine; Për shkak të përmbajtjes së lartë proteinike (92%), ajo kontribuon në mirëmbajtjen e masës muskulare dhe kockave të shëndetshme gjithashtu edhe të rritjes së masës muskulare.

• Kërkoni një suplement proteinik të cilësisë së lartë për nevojat tuaja proteinike por duhet të shmangni laktozën për shkak të ndjeshmërisë ndaj saj. • Kërkoni një suplement me pothuajse 100% përmbajtje proteinike, me shije të këndshme dhe kremoze.

• Kërkoni një proteinë pluhur pas-stërvitore me përthithje pothuajse të menjëhershme për rikuperim,

• Jeni duke u përgatitur për një garë / konkurs (sporte estetike)

• Jeni të ndjeshëm ndaj glutenit.

Izolati i Proteinës së Hirrës së Hidrolizuar (WPH) është një proteinë pluhur e tretur paraprakisht dhe pjesërisht e hidrolizuar.

Gjatë hidrolizimit, janë përdorur enzima speciale për të zbërthyer zinxhirët proteinikë në peptide më të shkurtër, gjë që rezulton në tretje dhe përthithje më të shpejtë.

Proteinat e hidrolizuara janë edhe më pak alergjene se sa proteinat e tjera, dhe për këtë janë përdorur shpesh në suplementet proteinike dhe formulat ushqyese të prodhuara për qëllime mjeksore.

Laktoza, e njohur ndryshe si "sheqeri i qumështit", është një karbohidrat kompleks, që përbën rreth 2-8%të masës së thatë të qumështit. Ne na duhet laktoza kryesisht në fëmijëri, e si rrjedhojë nuk është e pazakontë që në moshën e rritur trupi nuk prodhon ndonjë enzimë laktaze, e nevojshme për të zbërthyer laktozën, që rezulton në ndjeshmëri ndaj laktozës.

Sot afërsisht 75% e popullsisë vuan nga ndjeshmëria ndaj laktozës.

Gjatë prodhimit, laktoza ndahet nga hirra nëpërmjet një ultrafiltrimi shumë-shkallësh dhe një mikro procedure filtrimi me fluks të tërthortë.

Kështu prodhohet një Izolat shumë i pastër i proteinës së hirrës, i lehtë për t'u tretur, i cili është një version akoma më i pastër (purifikuar) i koncentratit të proteinës së hirrës, që përmban akoma më pak karbohidrate dhe yndyra.

Proteina është një nga njësitë bazë e ndërtimit të trupit tonë, një burim i ushqyesve që përbëhet nga aminoacidet (të marra nga ushqimet ose të prodhuara nga trupi ynë), të cilën duhet ta marrim çdo ditë për të mirëmbajtur trupin tonë.

Proteinat kontribuojnë në ruajtjen e muskujve gjatë stërvitjeve, gjatë një diete apo në jeten tonë të përditshme.

Ju keni nevojë për më shumë proteina nëse ushtroheni rregullisht, dëshironi të rrisni masën tuaj muskulare, apo kur rriteni në moshë.

Një mënyrë e shpejtë, e përshtatshme dhe shumë efikase e marrjes së proteinave është ajo e marrjes së suplementeve proteinike; gjithçka që ju duhet është proteinë pluhur, një shaker dhe pak ujë ose qumësht.

Proteina pluhur tretet lehtë dhe, ndryshe nga ngrënia e sasive të larta të mishit, nuk shkakton aciditet.

Proteina pluhur mund të përfitohet nga qumështi, po ashtu edhe nga burime shtazore apo bimore ose kombinim i tyre.

Thithja e tyre mund të jetë e shpejtë (30-40 minuta), e moderuar (1-2 orë), ose i ngadalshëm (më shumë se 2 orë).

• Përbërje shumë të lartë proteine : 92%

• Me L-argininë hidrokloride funksionale të shtuar

• Përbërje të lartë aminoacidesh

• Thithje të lehtë dhe shumë të shpejtë

• Përmbajtje të ulët me karbohidrate dhe yndyra.

• Përbërje të ulët natriumi.

• Pa sheqer të shtuar

• Me stevia

• Pa gluten

• Pa laktozë

• Strukturë kremoze

Nëse dëshironi të shpallni kampionin absolut ne kategorinë e proteinave pluhur, çmimi qartësisht shkon tek... Hydro Whey Zero, e cila është e pastër si bora dhe e shpejtë si rrufeja!

Duke përmbajtur 92% proteinë, Hydro Whey Zero është një izolat i proteinës së hidrolizuar të hirrës që rifuqizon muskujt tuaj në shpejtësinë e dritës, duke sjellë virtualisht nje rimbushje me aminoacide të menjëhershme.

Nuk ka laktoze, gluten dhe sheqer të shtuar.

Hydro Whey Zero ka një përmbajtje të ulët me sheqerna apo yndyra, nuk e mban ujin, gjë që e bën një zgjedhje të mirë gjatë përgatitjeve ose gjatë një konkursi.

Aminoacidet e shtuara kontribuojnë në një rikuperim më të shpejtë dhe ulin dhimbjet muskulore.

Si çdo produkt i BioTech USA, Hydro Whey Zero përmban përbërës të sigurtë dhe të zgjedhur me kujdes.

PËRDORIMI:

Përzieni një servim (25g, 1 lugë matëse = 2 lugë gjelle të mbushur mirë) me 250 ml ujë dhe pijeni 2 herë në ditë.