Shporta (e zbrazët) 0
Menu

Termet dhe kushtet e përdorimi dhe shitjes

1. Fusha e zbatimit

Këto kushte të përgjithshme të shitjes janë të vlefshme për të gjitha blerjet përmes faqes në internet, https://www.kosport.al/

2. Çmimi

Çmimet shfaqen në Lekë shqiptare ose Euro. Çmimet e shfaqura në faqen e internetit në kohën e marrjes së porosisë janë detyruese.

3.Transporti

Kohët e dorëzimit është e përafërt. Ajo mund të varijoj. Afatet e vendosura nga klientët nuk mund të merren parasysh dhe nuk kanë vlefshmëri. Furnizuesi nuk obligohet ta njohtoj klientin për marrjen e porosive dhe dergesave. Produktet e porositura do t'ju dërgohen direkt dhe sa më shpejt të jetë e mundur tek ju nga operatori që keni zgjedhur gjatë blerjes (momentalisht Albanian Courier). Në raste të rralla, mund të ndodhë që porosia të mos dërgohet me të njejtën dërgesë, por ndaras. Sigurisht, ne tarifojmë vetëm një herë për shpenzimet e transportit në këtë rast. Konsumatori nuk ka të drejtë të refuzojë dërgesat e pjesshme dhe duhet t'i pranojë ato. Në rast të vonesave të dorëzimit ose kur produkti i porositur është shitur në mënyrë të pazakontë, ne do t'ju njoftojmë me kohë. Shpenzimet e transportit janë 350 lekë për porosi, përpos në Tiranë që janë 100 Lekë. Për çdo porosi mbi 2500 Lekë, transporti është falas. Ne i dorëzojmë mallrat e dëshiruara vetëm në territorin e Shqipërisë.

4. Përfundimi i kontratës

Një porosi paraqet një ofertë për furnitorin për të lidhur një kontratë shitjeje. Kur klienti dërgon një porosi në kosport.al, ajo automatikisht dërgohet me e-mail në adresën e treguar nga klienti kur regjistron të dhënat e tij personale. Ky email shërben vetëm si një konfirmim i porosisë dhe informon klientin se porosia e tij ka arritur tek furnitori. Nga ky moment, porosia i nënshtrohet procesit të porosisë i cili është i dukshëm në çdo kohë në dyqanin online kosport.al. Duke aktivizuar porosinë e tij, klienti vërteton të qenit i informuar për këto kushte të përgjithshme dhe i miraton ato.

5. Dorëzimet

Me metodën e transportit të zgjedhur nga Kosport.al, Albanian Courier dorëzon paketat tuaja brenda dy ditëve të punës, nga e hëna në të premte, ndërmjet orës 8:00 dhe 5:00 pasdite, në të gjithë Shqipërinë në adresën e dorëzimit të dhënë nga konsumatori.

Për arsye logjistike, në raste të rralla dyqani online kosport.al është i autorizuar të bëjë dërgesa të pjesshme. Në këtë rast, nuk do të ketë asnjë tarifë për kostot shtesë të transportit.

6. Pagesa

Momentalisht pagesa mund të bëhet vetëm me para ne dorë gjatë pranimit të mallit nga postieri. Pagesat me karta krediti dhe PayPal do t'ju ofrohen së shpejti.

7. E drejta e kthimit të mallrave

Ankesat për shkak të sasisë së dorëzuar, defekteve në mallra, dërgesave të gabuara dhe ndryshimeve në sasi duhet të njoftohen me shkrim sa më shpejt të jetë e mundur, por më së voni  dy ditë  pas konfirmimit të porosisë. Ato do të merren parasysh në masën që mund të konstatohen nga egzaminime të arsyeshme. Shkëmbimi ose kthimi i mallrave bëhet vetëm në rast të një ankese të justifikuar. Asnjë e drejtë e këmbimit ose kthimit të mallrave nuk është e mundur për mallrat e dorëzuara në mënyrë korrekte. Produktet e hapura nuk kthehen!

8. Përmirësimet dhe ndryshimet

Online dyqani kosport.al rezervon të drejtën për të bërë ndryshime të produkteve pa njoftuar klientët, kur prodhuesi konstaton se këto ndryshime paraqesin një përmirësim të cilësisë. Online dyqani kosport.al rezervon të drejtën për gabime në përshkrimet dhe çmimet e produkteve. Devijime të vogla nga përshkrimet dhe fotografitë janë të mundshme.

9. Përdorimi dhe absorbimi e shtesave ushqimore

Asnjë nga shtesat ushqimore të ofruara nga dyqani online kosport.al nuk janë ilaçe. Përshkrimi i produkteve, rekomandimet për përdorim, absorbimi, si dhe përbërësit tjerë  janë vetëm për informacion dhe janë indikacione të prodhuesit ose ekstrakte nga artikuj të specializuar. Ato nuk kanë nevojë të jenë të plota ose të drejta dhe në asnjë mënyrë nuk zëvendësojnë këshillat e mjekësore ose farmaceutike të një mjeku ose farmacisti. Asnjë përgjegjësi nuk merret për dëm të çfarëdo lloji që rezulton direkt ose indirekt nga aplikimi ose përdorimi i informacionit nga kosport.al. Ju lutemi lexoni me kujdes të gjitha anekset e produkteve dhe këshillat për absorbim, dhe kontaktoni një mjek ose këshilltar ushqimor nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me përdorimin dhe përbërësin aktiv të lëndëve ose shtesave ushqyese. Para çdo përdorimi të produktit paraprakisht konsultohuni me mjekun tuaj.

10. Mbrojtja e të dhënave

Mbrojtja e privatësisë suaj është me rëndësi të madhe për ne. Online dyqani kosport.al padyshim që përputhet me rregulloret ligjore të mbrojtjes së të dhënave të vlefshme në EU.
Ju keni mundësinë në çdo kohë të merrni informacion falas mbi të dhënat e regjistruara në emrin tuaj (madhësia, qëllimi) ose të kërkoni t'i fshini ato. Të dhënat tuaja nuk u kalohen kurrë palëve të treta.